Për të tetin vit radhazi është mbajtur Maratona e Tiranës ku morën pjesë në 4 kategori të ndryshme mbi 4200 garues, nga të cilët rreth 1 mijë të huaj nga 50 vende të ndryshme të botës.
Nga ‘Sheshi Skënderbej’ të parët u nisën kategoritë 21 dhe 42 kilometra, më pas garuesit për 10 kilometra dhe në fund kategoria ‘We Too’, që përfshin personat me aftësi ndryshe, mesazhet e të cilëve ishin inkurajuese.
“Kjo ditë për mua është e veçantë se mora vendin e parë, një lodhje shumë e madhe, ia arrita t’ia dal me konkurrentë shumë të fortë. Është hera e tretë që marr pjesë dhe hera e tretë që fitoj vendin e parë”, tha Safet Plangaj, fituesi i parë i kategorisë We Too.
Kategoritë 10 dhe 21 kilometra u dominuan nga garuesit të cilët erdhën nga Kenia, ndërsa Luiza Gega bëri edhe njëherë krenar vendin, duke triumfuar në kategorinë 42 kilometra për vajza. Atletja vendosi edhe rekord kombëtar me kohën 2 orë, 34 minuta dhe 6 sekonda.
“Kam njerëz që më mbështesin në atë që bëj. Kjo maratonë është ndryshe nga çdo garë që bëj,” tha Luiza Gega.
“S’kemi asnjë incident. 25% të nivelit total më shumë dhe 35-40% më shumë në nivel të maratonës dhe gjysmë maratonës. Ata jo vetëm po vrapojnë sot, por po shohin dhe gjithë Tiranën”, tha presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi.
Në edicionin e 8 të maratonës së Tiranës nuk u shënua asnjë incident, ndërsa për kategorinë 42 kilometra çmimet e fituesve u dhanë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Pashë shumë atletë që kishin kauzën e autizmit. Një qytet i mirë është një qytet që i shërben të gjithëve dhe i ndihmon të gjithë. Kjo është Tirana jonë dhe ju jam pafundësisht mirënjohës të gjithëve”, tha Veliaj.
Maratona e Tiranës nuk është vetëm një mundësi për demonstrimin e përgatitjes fizike, por edhe një mënyrë sensibilizimi për jetesë të shëndetshme dhe gjithash një promocim i Tiranës turistike.
Lista e plotë e fituesve për çdo disiplinë:
We too
Për meshkuj
1-Safet Plangaj
2-Denis Kaplani
3-Napolon Nadilaj
Për femra
1-Elona Bodini
2-Enjola Duraku
3-Fatbardha Nuzi
Kategoria 10 km
Për Meshkuj
1-David Nikolli – Shqipëri
2-Albion Ymeri – Kosovë
3-Bogdan Somenoyyeh – Ukrainë
Për Femra
1-Gresa Bakraqi – Kosovë
2-Redia Dauti – Shqipëri
3-Luisa Gaia Dal Molin – Itali
Kategoria 21 km
Ndërkombëtarë Për Femra
1-Valentine Benedek Jebet – Kenia
2-Saadia Fadili – Marok
3-Fatihah Asmid – Marok
Ndërkombëtarë Për Meshkuj
1-Kennedy Kipkmoi Rono – Kenia
2-Albert Kipkorirtonui – Kenia
3-Adam Lomb – Hungari
Për Vendas Për Femra:
1-Lorina Metaj
2-Jona Lama
3-Valentina Gradeci
Për Vendas Për Meshkuj:
1-Mikel Tonini
2-Arjan Berberi
3-Entjol Monka
Kategoria 40 km
Ndërkombëtarë Për Femra:
1-Luiza Gega Shqipëri
2-Mercy Chmutaj Kenia
3-Rose Jepchumba Kenia
Ndërkombëtarë Për Meshkuj:
1-Cosmas Kigen Kenia
2-Laban Cheruiyot Kenia
3-Bethwel Kiprono Chemweno Kenia.