Kush e dinte që shprehja “o korçare, o hiç fare” qenka transformuar në një tjetër më moderne “më mirë hiç fare sesa korçare”? Ndoshta shumë vajza korçare janë mërzitur sot kur kanë parë dy personazhe, miq për më tepër, që e pranojnë se kjo është ndonjëherë e vërtetë.
Kejdi Gishto dhe Juxhin Plovishti, dy miq të vjetër dhe tashmë të dy aktorë në “Portokalli”, nuk kanë shpëtuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, edhe nga disa pyetje ngacmuese të Bieta Sulos.
Mes të tjerave, ata “u ndanë” në shprehjen “o korçare, o hiç fare”. Juxhini nuk e pati problem të pohonte të kundërtën e kësaj, meqenëse nuk “rrezikonte” njeri, por Kejdi u tregua pak më i kujdesshëm në përgjigje, sepse e dashura e tij është gjithashtu nga Korça. Ai pranoi se është në një lidhje prej pothuaj dy vjetësh, por nuk donte që të jepte më shumë detaje për të publikisht.
“E dashura ime nuk do të jetë pjesë e showbiz-it…” – tha Kejdi duke dashur ta lërë me kaq informacionin që dha për të (i ndikuar edhe nga loja), por është i lumtur që edhe ajo është nga Korça, edhe pse, siç thotë ai me shaka “ndonjëherë mendoj edhe unë si Juxhini “më mirë hiç fare sesa korçare”. Po pastaj shton: “Ishte rastësi që e dashura ime është nga Korça. Nuk u ngrita në mëngjes dhe thashë “sot do ta gjej të dashurën nga Korça, thjesht rastisi…”