Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu konfirmoi sot se Shqipëria është bërë shënjestër e dezinformimit dhe propagandës keqdashëse, ndaj sipas tij, nevojitet një strategji për përballjen me këtë fenomen mbarëbotëror.

Për të vënë në dukje nevojën urgjente për marrjen e masave ministri solli edhe dy fakte
“Vlerësohet se 1.5 – 2 miliardë dollarë kosto e shpenzime për dezinformim aktiv. Pra dezinformimi si strategji politike e ushtarake ka një buxhet të dedikuar. Kur shohim buxhetin e dedikuar nga BE për ti kundërpërgjigjur këtyre situatave është 20 mln euro. Pra diferenca e shkallës dhe përmasimi I kërcënimit me përgjigjen është problematikë e parë” tha Vengu.
Ministri solli si provë në komision edhe tre raste të dezinformimit nga Rusia e Irani drejt Shqipërisë
Rasti i parë
Në 19 shtator 2024 ambasada e federatës ruse në vendin tonë lidhur me një festival totalisht kulturor, Festivali ndërkombëtar i Filmit për të drejtat e Njeriut në Tiranë deklaroi në mënyrë zyrtare se kishte akuza të pabaza në organizimin dhe shfaqjen e këtij aktiviteti kulturor kundër Rusisë për kryerjen e ‘mizorive ndaj civilëve në zonat e operacionit ushtarak. Ne e dimë që është kjo mënyra si I qasen autoritetet ruse luftës në Ukrainë duke e përmendur si mision zone të operacionit special ushtarak.

Ky është një shembull shumë i qartë disinformimi. Ky përshkruhet si aktivitet keqdashës i organizuar në të cilën aktorët duke përdorur metoda strategjike e taktika të mashtrimeve përhapin qëllimisht informacion për të manipuluar opinionin public qoftë në vendin e tyre të origjinës dhe në vendet e treta me qëllim avancimin e interesave politike ushtarake ose tregtare.
Rasti i dytë
Në prill 2024 ministria e mbrojtjes themeloi qendrën e inovacionit të sigurisë dhe mbrojtjes e pamë që u ringjall narrative ruse, madje dhe pëermes zëdhënëses së ministrisë së jashtme Maria Zakarova që tha se investimi i NATO-s po etiketohet qëllimisht si burim për kërcënime hibride në ballkan e akuzonte Shqipërinë se kishte stretegji ofensive për kërcënime hibride në ballkan.

Në kryesinë e Kuvendit mbahet Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” i drejtuar nga Erjon Brace.
Rasti i tretë
Në janar 2020 udhëheqësi i Iranit Ayatollah Khomeini iu referua Shqipërisë si një vend i vogël djallëzor europian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë e tradhëtarë që kanë shitur atdheun e tyre.
Vengu zhvilloi sot një seancë dëgjimore në komisionin e posaçëm parlamentar “Për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, ndërkohë që opozita bojkotoi punimet e këtij komisioni.