Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa vranësirat më të theksuara paraqiten në zonat përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në një pjesë të mirë të territorit; megjithatë mundësia për reshje është zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 28°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët. Ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore; por nuk priten reshje; e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 24°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior- Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Gjatë ditës së martë; Republika e RMV do të mbetet; nën ndikimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite ku priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë RMV, por më të theksuara në zonat përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është zero.

Përsa i përket; e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 26°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor.

Europa

Gadishulli Iberik si edhe Europa Qendrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut, të cilat herë pas here do të jenë dhe intensive. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë Britania e Madhe dhe Lindja e kontinentit, ku reshjet do të jenë dhe në formë rrebeshi.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian paraqitet me mot të qëndrueshëm, ku Europa Veriore do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Po ashtu; me masa ajrore të qëndrueshme do të jetë pjesa më e madhe e Pellgut të Mesdheut, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në Jugperëndim të Ballkanit.