Sipas MeteoAlb një sistem i fuqishëm vranësirash do të sjelle në territorin Shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike; duke sjellë vranësira dhe shira si fillim në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë territorin.

Më të theksuara shirat do të jenë në skajin verior ku priten edhe përmbytje lokale. Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të vijojnë më shira të intensitetit mesatar dhe lokalisht intensivë në veri-veriperëndim të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi deri në 80 km/h nga drejtimi sërish Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 7 ballë.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veriperëndim dhe jugperëndim të kontinentit; do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere në; ishujt Britanikë si edhe gadishullin Iberik.

Po ashtu; kalimi i një sistemi frontal nga gadishulli Apenin drejt gadishullit të Ballkanit do të sjellë në këto rajone; vranësira të dendura dhe shira me intensitet të lartë duke sjellë përmbytje në shumë zona, ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante përkatësisht në; Europën Veriore, pjesërisht në Europën Qendrore si edhe brigjet e Detit të Zi.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme; do të sjellin vranësira të dendura; në pjesën më të madhe të Kosovës ku hera herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu; më të mundshme në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore; Pjesa e dytë e ditës; do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë republikën e Kosovës.

Do të mbeten zonat Jugperëndimore disi më problematike nga rrebeshet e shiut; Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 24°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite, por e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 70 km/h nga drejtimi jugor.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat dhe shirat do të mbizotërojnë në të gjithë Republikën e RMV; ku më të theksuara reshjet do të jenë përgjatë zonave në shtrirjen perëndimore dhe veriperëndimore të territorit të RMV duke bërë që herë pas here të jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që; orët e pasdites dhe mbrëmjes; të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në Gostivar e Kërçovë deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 75 km/h nga drejtimi kryesisht; jugor.