Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi sot OKB-së të tërheqë forcat paqeruajtëse UNIFIL nga zonat e luftimit brenda Libanit.
“Ka ardhur koha për të hequr UNIFIL nga bastionet dhe zonat luftarake të Hezbollahut”, tha Benjamin Netanyahu në një deklaratë të regjistruar ku i drejtohej Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.
Më tej ai ka theksuar se ushtria izraelite ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme këtë gjë dhe si përgjigje ka marrë refuzimin.
“Refuzimi juaj për të evakuuar ushtarët i bën ata pengje të Hezbollahut. Kjo rrezikon jetën e tyre dhe të ushtarëve tanë. Na vjen keq për plagosjen e ushtarëve të Unifilit, do të bëjmë gjithçka për të parandaluar këto incidente”, tha ai.