“Jam trajner kampion Evrope, por jam pa kontratë, jam akoma me kushtet si trajner i U-21. Ky është një rast unik në botë”. Kështu u shpreh pak ditë më parë Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, një deklaratë e cila bëri xhiron në rrjetet sociale.
Sipas mediave De la Funete paguhet afro 600 mijë euro në vit, më pak se sa Sylvinho, thjesht për të bërë një krahasim. Kjo situatë ka bërë që palët, Federata Spanjolle dhe de la Fuente të largohet akoma më shumë.