Klubi Antique, me vendndodhje në Vienë, ka kritikuar publikisht këngëtarin Bardhi (Bardhyl Idrizi), duke e akuzuar se kishte anuluar një performancë për shkak se kishte kërkuar para ekstra.
Në një “Story” të ndarë nga klubi, pretendohet se Bardhi ishte planifikuar që të performonte në ambientet e tyre më 12 tetor. Por data është anuluar nga këngëtari, pasi i ishte premtuar një pagesë më e lartë në një aktivitet tjetër. Klubi gjithashtu pretendon se ata kishin rezervuar tashmë biletat dhe hotelin për Bardhin, por ky i fundit papritur kishte anuluar koncertin, duke u shprehur se “kishte humbur dokumentet e udhëtimit.”