Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku priten intervale të gjata me kthjellime; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës. Më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 19°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë Republika e RMV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta. Nuk priten reshje; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin e RMV.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 22°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup. Ndërkohë; era do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Europa
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; prej disa ditësh në veri – verilindje; me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Skandinav; ishujt Britanikë si edhe Europën Lindore ku do të vijojë situata mjaft problematike nga reshjet e fuqishme;
Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të përjetojnë; Alpet Europiane si edhe disa zonat përreth tyre, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqitet gadishulli Apenin; gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez.