Sot, në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-up në shëndetësi, nënkryetari i këtij komisioni përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar opozitës për të vazhduar normalisht punimet e komisionit dhe për të respektuar afatet ligjore.
Gjithashtu, Ndreca konfirmoi sërish vullnetin e mazhorancës për të bashkëpunuar në çdo aspekt të punës hetimore me kolegët e opozitës.
“Ne nuk duam të bëjmë komision pa kolegët e opozitës, por me shkulje mikrofonash nuk i bëhet presion mazhorancës dhe punës së parlamentit. Opozita ka qenë dhe është e ftuar të jetë në mbledhjet e komisionit me qëllim respektimin e afateve, ku nuk e pengon asgjë të marrë pjesë, përveç vendimeve partiake të tyre. Vendime këto që nuk mund ti injektohen punës së komisionit, tha Ndreca.