Eko Parku në Durrës ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, i cili thotë se krahas sporti, qytetarët gjejnë hapësira për t’u shlodhur.
“Eko Parku i madh i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”. Alpinistët të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb ëall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë çdo ditë hapësira argëtimi e shlodhje”, shkruan Rama.