Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka kryesuar me rritjen e turizmit në Evropë. Me anë të një postimi në X, Rama ka shkruar se sipas UNWTO, Shqipëria është vendi i parë për rritjen e numrit të vizitorëve, nga janari deri në korrik. Ndërkohë që ka shtuar se sipas UNWTO, Shqipëria është në vendin e dytë në botë pas Katarit.

Postimi i Plotë:

LAJMI I FUNDIT: Shqipëria Kryeson Me Rritjen e Turizmit në Europë!* ???? Sipas UNWTO, nga janari deri në korrik 2024, Shqipëria është vendi i parë në Europë për rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me periudhën para-COVID, dhe e dyta në botë, pas Katarit. Ejani dhe përjetoni magjinë e Shqipërisë!