Mbi 52 mijë pacientë mbi 65 vjeç kanë përfituar nga rimbursimi i fishave të diabetit, me një vlerë prej 109 milionë lekë gjatë 9-mujorit të vitit 2024.
Këto shifra u bënë të ditura nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
“Kujdesi për të moshuarit është një prioritet, dhe gjithashtu, puna për t’u siguruar pensione më të larta dhe një jetë dinjitoze është një detyrim yni për të cilin jemi angazhuar e po punojmë, për të garantuar mbështetjen e merituar për ta”, tha Koçiu.
Nga 27 shkurti 2023, fishat për matjen e glicemisë përfitohen në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur me kontratë me FSDKSH, edhe nga të moshuarit mbi 65 vjeç.
Pacientët me diabet përfitojnë trajtimin e plotë falas, me një financim të barnave me rimbursim në vlerën 2.2 miliardë lekë/vit. Rimbursimi i fishave të diabetit nisi për grup-moshën 0-18 vjeç në vitin 2018. Më pas u zgjerua edhe për të rinjtë deri 25 vjeç.