Kryeministri Edi Rama u kërkoi votën për Partinë Socialiste shqiptarëve të Amerikës që do të votojnë për herë të parë nga atje ku jetojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e 2025.
Për Ramën PS është e vetmja forcë që bëri realitet reformën që po godet pandëshkueshmërinë dhe që do e çojë Shqipërinë në BE dhe prandaj shqiptarët e Amerikës duhet të vijojnë të ndihmojnë shqiptarët e Shqipërisë siç e kanë bërë dhe në këto vite.
“Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë anëtare të Bashkimit Europian”.
Një nga arsyet e suksesit tuaj, mesa kam kuptuar, është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur përpara ka ndihmuar ata që kanë ardhur më mbrapa dhe prandaj Diaspora sot, prandaj shqiptarët jashtë atdheut sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur ata shqiptarë këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur dhe duhet të bëhen garantë me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duhet të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa”
“Kam ardhur këtu për t’iu kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim sëbashku këtë mision të nisur një dekadë më parë, për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030 duke e bërë përfundimisht të pakthyeshme rrugën drejt Europës dhe duke bërë për vendin tonë, për shtetin tonë, për flamurin tonë atë që çdo shqiptar si ju në Amerikë apo Europë ka bërë për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e fëmijëve të vet duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë ku sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit në Europë” tha Rama dje në takimin që u mbajt në Nju Jork.
Pjesë të këtij takimi kryeministri i ndau në facebook edhe sot duke i përcjellë falenderimet më të ndjera të gjithë pjesëmarrësve në takim për mikpritjen e tyre vëllazërore”
Nw takimin e djeshwm nw Nju Jork Rama përsëriti thirrjen për të investuar në Shqipëri duke lajmëruar se në javët në vijim do të prezantohet dhe Paketa e Maleve që i hap rrugën emigrantëve të vijnë të investojnë në pronat e gjyshërve.
I gjithë takimi i Nju Jorkut ndryshoi në format nga takimet e para me diasporën e Greqisë dhe Italisë duke u kthyer në një bashkëbisedim dhe u përqëndrua tek rezultat e sistemit të drejtësisë.