Këngëtarja shqiptare, Samanta Karavella, e cila prej kohësh nuk ka qenë aktive në ekran, disa ditë më parë ngriti dyshimet se është në pritje të ëmbël.
Si një ndër personazhet që jetën private preferon ta mbaj larg syrit të medias, me një postim të bërë në “TikTok” ajo tërhoqi vëmendjen pasi shihet duke shijuar natyrën dhe në pah bie barku i saj rrumbullakosur.
Dyshimet u shtuan më shumë së fundmi kur këngëtarja postoi disa foto në Instagramin e saj ku shfaq vetëm pjesën e sipërme të trupit duke u munduar të shmang barkun.
Megjithatë ky mbetet tani për tani vetëm një aludim pasi nga ana e këngëtares nuk ka asnjë konfirmim për shtatëzani.