Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “9,7 milionë vizitorë të huaj kemi pritur nga janari në shtator, në mbyllje të sezonit, duke arritur pothuaj gjithë bilancin e vitit që shkoi, që ishte edhe viti rekord në turizëm”.
Nga ana e saj ministrja Balluku ndau me kryebashkiakët dhe shifrat e fluksit jo vetëm në Rinas por dhe në aksin Thumanë Kashar e hapur në fund të qershorit, dhe tunelit të Llogarasë i hapur në korrik.
“Nga 28 qershori deri në 30 shtator në aksin Thumanë-Kashar kanë kaluar 2 milionë e 700 mijë automjete, shifër rekord edhe për autostradat e rajonit. Ndërsa tek tuneli i Llogarasë nga 5 korriku-30 shtator 715 mijë e 198 automjete
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi sot se në 9-mujorin e parë të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u përpunuan 8 250 000 pasagjerë, ose 53.7% më shumë se një vit më parë ndërsa deri në fund të vitit parashikohen 10.4 mln pasagjerë.
Por mendojmë që do tejkalohet. Parashikojmë që viti të mbyllet me 69 mijë fluturime, të cilat janë të shpërndara gjatë vitit në mënyrë të barabartë, jo si në vitin 2022 që sezoni niste në fund të qershorit. Në një ditë të vetme në aeroportin e Rinasit u regjistruan 45 100 pasagjerë”, shtoi ajo
Balluku theksoi se ka pasur rritje të numrit të destinacioneve të reja nga 109 destinacione të reja në drejtim të Europës në vitin 2023, këtë vit ka pasur 136 destinacione të reja, ndërsa në 2025 pritet të bëhet dhe dorëzimi i aeroportit të Vlorës.
“Viti 2025 do të ketë një sërë risish në infrastrukturë, por më e rëndësishmja është dorëzimi i Aeroportit të Vlorës, duke i dhënë Shqipërisë një nga aeroportet më të mëdhenj në rajon me pistë të kategorisë E, 3.2 km të gjatë. Presim të kemi edhe udhëtime transoqeanike që nuk do të limitojnë numrin e turistëve që vijnë”, tha ajo. Shifrat u prezantuan në takimin vjetor për analizën e sezonit turistik veror 2024 që u zhvillua sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.