Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Stuart B. Munsch, në një konferencë për media, ka deklaruar se NATO po kërkon që Ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment. Sipas tij, kjo çështje duhet të jetë pjesë e dialogut. Admirali i NATO-s, ka theksuar se çështja e urës është politike e jo ushtarake dhe se mund të shkaktojë dëm në aspektin e sigurisë së përgjithshme.
“Politika e NATO-s është që të mos hapet në këtë kohë. Do t’i nënshtrohet dialogut. Është një çështje politike dhe jo ushtarake. Kjo është për shkak të gjasave që mund të shkaktoj dëm, të ambiente jo të sigurt. KFOR-i mban vija të hapura të komunikimit me të gjitha forcat e sigurisë në zonë. Në këtë kohë nuk kemi një shqetësim sa i përket transparences”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se KFOR-i mbanë një komunikim të hapur dhe transparent me organizata e sigurisë në rajon dhe me këtë kuptohen aktivitet të cilat janë dhe nuk ka ndonjë shqetësim.
“Kemi disa grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon, por kjo është jashtë realizmit të operacioneve dhe natyrisht kjo i përket edhe zbatuesve të ligjit”, ka thënë ai , në konferencën e mbajtur pasi ndërrimit të komandës së KFOR-it.