Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar sërish për ndarjen nga jeta të vëllait të saj Henri Haxhiraj, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit pak ditë më parë, ngjarje që i mori edhe jetën.
Në një postim në InstaStory, Sheila shfaq dhimbjen me një dedikim për vëllanë e ndjerë.
“Vdiqa për ty”, shkruan këngëtarja, duke e shoqëruar dedikimin me këngën “Heaven” të Beyonce.
“Parajsa nuk të priste dot më, kështu që shko në shtëpi”, thuhet në pasazhin e zgjedhur nga Sheila.