Të gjithë kemi momentet tona të xhelozizë! Fundja ndonjëherë kjo e bën një lidhje më dinamike dhe interesante. Por sasia e xhelozisë që ka gjithkush ndryshon në varësi të shenjës të horoskopit. Jeni gati të shihni se çfarë nivel xhelozie keni?

Partnerët në shenjën Dash kanë nevojë të ndihen gjithmonë se po drejtojnë, shpeshherë janë të pasigurt dhe kjo bën që të priren për të qenë xhelozë. Kur janë xhelozë, është një si një lojë gjigande për partnerin tjetër. Prisni drama në skenë. Shpesh lërini ata të drejtojnë lidhjen, kjo do i bëntë mirë të ndiheshin të sigurt e mos kontrollonin celularin tuaj.

horoscope_-04

Shumë besnikë, një Dem nuk do të tradhëtonte asnjëherë partnerin, ata presin të njëjtën gjë edhe nga të tjerët. Nëse fillojnë të dyshojnë, do të investigojnë deri në momentin e fundit. Gjëja e mirë për Demin është se janë shumë racionalë, dhe kjo ndodh rrallë. Ajo që i bën ata të ndihen të sigurt dhe që i mban gjatë në një lidhje është ndarja e të njëjtit besim, principe dhe vlera financiare. Mos e bëj asnjëherë një Dem xheloz! Loja do ndryshonte rrjedhë…

horoscope_-05

Kur vjen puna tek lidhjet, Binjakët kanë prirjen që të tradhëtojnë ose të mendojnë se partneri i tradhëton. Kjo vë në pikëpyetje shumë gjëra. Do tju lënë të dini nëse janë xhelozë, kështuqë do të kaloni shumë kohë në debate xhelozie.Mos i bërtisni kur fillojnë të mohojnë gjithçka. Eshtë pjesë e natyrës së tyre. Mund të jetë një rreth vicioz por lërini gjërat të rrjedhin pa i komplikuar.

horoscope_-06

Shumë naivë. Janë të fundit që e mësojnë nëse po tradhëtohen pasi dashuria shpesh ju zë sytë.Nëse janë xhelozë, loja mbaroi. Asgjë nuk mund ti bëjë që tju falin pasi kjo nuk është mënyra si ata i bëjnë gjërat. Ashtu si shenjat e ujit Akrepi dhe Peshqit, janë shumë posesivë por nuk e shprehin, më së shumti do ju thonë se gjithçka mbaroi pa arsye.

horoscope_-07

Mos i kushtoni dikujt tjetër shumë rëndësi përpara një Luani, atyre ju pëlqen shumë të jenë në qendër të vëmendjes. Nuk është mirëkur janë xhelozë, shpesh do të thonin gjëra që nuk dëshirojnë vërtet t’i thonë. Gjëja e mirë për Luanët është se e vlerësojnë pavarësinë në një lidhje, lërini hapësirë dhe bëjini të kuptojnë se për ju janë qendra e botës. Ndonjëherë bën mirë të ndryshosh rrjedhën e lojës për ta.

horoscope_-09

Virgjëresha në dukje është një shenjë që e di se çfarë zgjedh. Në një lidhje kërkon besnikëri dhe respekt si prioritet prandaj nuk i pëlqejnë skenat e xhelozisë. Bën mirë të mësoni që në fillim të lidhjes se do të keni të bëni me rregulla, por do të jenë rregulla që ju pëlqen ti zbatoni shpesh. Një Virgjëreshë do të jetë përgjithmonë pjesë e jetës tuaj.

horoscope_-10

Do të jenë xhelozë në mënyrë sekrete pasi janë shumë të pasigurt në vetvete dhe dëshirojnë të pëlqehen nga të tjerët. Gjithsesi, ata do të shmangin konfliktet sepse nuk dëshirojnë tju humbasin. Ajo që do të bëni është të rrisni vetbesimin e një Peshoreje dhe shpesh ta surprizoni që të kuptohet se çdo gjë është në rregull. Mos u përpiq të jesh i drejtpërdrejtë, më mirë lërini gjërat të ndodhin në fshehtësi.