Agron Llakaj, një nga emrat më të njohur të humorit në Shqipëri, ishte i ftuar sot në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, ndau një histori të veçantë lidhur me një prej aktorëve më të njohur të humorit, Bes Kallakun.
Agron Llakaj rrëfeu se në fillimet e Besit kujtonte veten. Kur Bes Kallaku ishte vetëm një adoleshent, kishte marrë pjesë në një shfaqje talentesh, 16-17 vjeç. Si shumë të rinj, përballonte vështirësi të shumta në rrugëtimin e tij të hershëm drejt karrierës.
Llakaj ka kujtuar se Bes Kallaku flinte shpesh në tavolinën e punës, për shkak të distancës që kishte për të udhëtuar nga Fushë-Kruja në Tiranë. Për Llakajn, kjo ishte një periudhë sfiduese për të riun, por gjithashtu i kujtonte periudhën kur ai vetë ishte në fillimet e tij të karrierës.
“Bes Kallaku më kujtonte veten kur isha i ri,” tha Llakaj, duke theksuar se ai e ka mbështetur Kallakun jo vetëm në aspektin profesional, por gjithashtu dhe në planin personal. “I dhashë gjithë mbështetjen time, jo vetëm profesionale, por edhe njerëzore,” shtoi ai, duke theksuar se ishte i kënaqur që sot Bes Kallaku ka arritur të bëhet një emër i njohur në industrinë e humorit dhe më gjerë.
Llakaj ka theksuar se për të është një kënaqësi të shohë zhvillimin dhe suksesin e Kallakut, duke e konsideruar atë si një nga humoristët më të talentuar të brezit të tij. Historitë e tillë të mbështetjes dhe frymëzimit, përveçse e pasurojnë rrëfimin e karrierës së humoristëve, tregojnë edhe vlerën e mbështetjes reciproke që ndihmon zhvillimin e talenteve të rinj dhe të ardhmen e industrisë së humorit.