“Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi axhendë politike, nuk mbajmë grafikë se ndaj kujt ushtrojmë ndjekje penale. Për ne është e rëndësishme prova. Në momentin që gjatë hetimit krijohen prova nuk ka rëndësi emri por prova. Këtë ka bërë SPAK e do të vijojë ta bëjë.” Theksoi Dumani tani në një intervistë për RTSh për gazetarin Alban Dudushi.
Ai thekson se prokurorët flasin me punë, jo me fjalë.
Mënyra më e mirë e komunikimit është puna e prokurit. Puna jonë flet vete”.
Sulmet e Berishës?
Dumani: Të jem i sinqertë hera e parë që i dëgjoj. Më ka informuar sfati por unë s’kam kohë t’i dëgjoj. Më informon stafi im i ngushtë. Nuk kam kohë ti dëgjoj. Hera e parë që i dëgjoj, qëndrimi im është indiferent. Unë jam prokuror i Republikës së Shqipërise e kryej detyrën e kreut të SPAK jam kujdesur që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin e do të vijoj sa të më lërë Zoti frymën. Sulmet politike jam indiferent. Jam shumë shumë i ftohtë.