Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla replikuan me njëri-tjetrin gjatë seancës parlamentare për projekt buxhetin 2025. Balla tha se eksportet janë rritur 4.5 herë më shumë që prej vitit 2013. Ai ironizoi edhe protestën e PD-së, e cila është caktuar për nesër, duke thënë se luan kombëtarja.
“Pensionet rriten kur rriten taksat. Në 2023 është 550 milion euro eksporte në bujqësi. 550-ja dhe 120-ja Mondi kush është më e madhe? Lulin e kam pyetur por thashë të pyes ty. Më bëhet qejfin kur thua pyet Lulin. Ore kjo 120-ja është më e vogël apo më e madhe. 4 herë Mondi. Dole këtu the ka ra bujqësia. Si ka ra kur është 4.5 herë më e madhe eksporti. Natyrshëm dhe konsumatori është rritur Mondi. Ti llogarisësh në 2013 turistë ata që vinin si delegacion. Sot është rritur konsumi me disa fish dhe prandaj ka një rritje edhe të nivelit të importeve. Do kemi boll këto 24 orë. Ju jeni të mëdhenj keni thirrur edhe protestë nesër. Nesër luan kombëtarja Mondi,”- tha Balla.
“Jam këtu për opozitë dhe bëj opozitë dhe të evidentoj gjithçka që nuk e kanë drejtë apo gënjejnë. Ju e patë dhe Belën sa e kënaqur ishte për marrëdhëniet e mira. Ti Taulant ke një problem të madh. Hiqesh kompetent në ekonomi. Në financë jep përgjigje. Dhe përgjigje për çdo gjë, ekonomi, financë, krimi, droga dhe e mbylle me sportin. Duhet të kesh parasysh se: Marrëzia vjen kur ke përgjigje për gjithçka, mençuria vjen kur ke pyetje për gjithçka,”- u shpreh Spaho.