Disa prej banorëve të BBVK u ndëshkuan nga Vëllai i madh pasi biseduan për nominimet. Ata janë: Driloni, Ana, Arioni, Diana, Gresa dhe Vullneti, të cilët u mbyllën në një kafaz.
Mirëpo, e papritura ndodhi! Ndërsa qëndronin në kafaz, Kevini i ka shkuar afër Anës dhe ia ka rrëmbyer një puthje në buzë. Pas puthjes, Ana e thirri në emër si paralajmërim që mos e bënte më, por më pas ia ktheu puthjen në faqe.