Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar ditën e sotme në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votat e mazhorancës, kurse deputetët demokratë Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho kanë dal kundër.

Deputeti i PS Erion Braçe, ka kërkuar të ‘shkurtohen’ fondet për mobilim zyrash dhe të financohet më shumë mbrojtja e sulmeve kibernetike pasi jemi të zbuluar dhe sulmet po godasin sektorë me rëndësi jetike si shëndetësia.

Ndërsa, deputetja e PD Jorida Tabaku ka kërkuar seancë dëgjimore për pensionet e cila do të zhvillohet me ministrin e Ekonomisë dhe Drejtorin e ISSH.