Kryetaret e degëve të Partisë Demokratike kanë njoftuar se ditën e martë, datë 19 nëntor, në orën 17.00 do të mbahet protestë pata Kuvendit.
Mesazhi është dërguar në grupin e kryetarëve, ku saktësohet se do të protestojnë për miratimin e buxhetit.
“Përshëndetje te nderuar, Diten e marte date 19 nentor ora 17:00, te gjithe ne proteste para Parlamentit per te kundershtuar miratimin e buxhetit antiqytetar. Ju lutem beni njoftimet ne dege per te siguruar pjesemarrjen”, thuhet në njoftim.