Mirlind Daku shënoi dy gola në fitoren 3-0 kundër Akron Toliatit. Sulmuesi shqiptar është kthyer në kërcënimin numër një në kampionatin rus dhe këtë e pranojnë në opinionin sportiv.
Artem Xhyba, lojtar i Kombëtares së Rusisë ka deklaruar pas ndeshjes se Daku tashmë është më i fortë se Ibrahimoviçi dhe Ronaldo.
“Sot Daku është më i fortë se Ibrahimoviçi dhe Kristiano (Ronaldo). Ne i sjellim golat vetë, kjo nuk është e mundur. Golat më të lehtë janë tonat. Ne duhet ta eleminojmë këtë”, ka deklaruar Artem Xhyba, citon “Match TV”.