Në Ditën Botërore të Diabetit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve për kujdes ndaj shëndetit dhe kontroll të rregullt për diabetin. Ai thekson rëndësinë e kontrolleve të shpeshta si çelës për ta mbajtur diabetin nën kontroll.
“Sot, në Ditën Botërore të Diabetit, një thirrje për të gjithë: Kujdesuni për veten! Kontrollet e rregullta janë çelësi për ta mbajtur diabetin nën kontroll dhe për të jetuar një jetë të shëndetshme”, shkruan Veliaj.