Një ngjarje që ka shkaktuar shumë bujë në Kosovë është hyrja në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” e ish-bashkëshortit të modeles Drenusha Latifit, Atila Kardesh. Modelja është ndarë së fundmi nga bashkëshorti i saj, madje dhe e ka denoncuar publikisht për dhunë në familje. Madje publikoi edhe fotot e saj me të nxira dhe shenja evidente dhune, që pretendonte se ia kishte shkaktuar ish-bashkëshorti.

Teksa modelja ka hyrë që në ditën e parë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ndërsa Kardesh hyri mbrëmë për t’u bërë banori më i ri i “BBVIP Kosovë”.

Ish-çifti, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, u ndanë në rrethana shumë problematike dhe mediatike. Drenusha e kishte akuzuar publikisht Atilla-n për dhunë, madje pretendon se në atë periudhë, ajo u pajis me një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, duke theksuar nevojën për të mbrojtur veten dhe fëmijët e saj.