Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se energjia elektrike nuk është rritur për furrat e bukës.

Teksa inspektoi në zyrat e OSHEE, shërbimin call center, që do të jetë 24 orë, Balluku u shpreh se furrat e bukës subvencionohen nga qeveria shqiptare.

“Ishte thjesht një dizinformim, që u kthye në abuzim. Nuk është aplikuar ky çmim. Qeveria shqiptare i subvencionon furrat e bukës, bëhet fjalë për dizinformim dhe asgjë tjetër. Punojmë me OSHEE, KESH, OST për të bërë blerësimin e uljes së energjisë elektrike nga 1 janari 2025. Do i ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mire për energjinë elektrike”, theksoi ajo.