Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi 5-7 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/20
Kukës 0/15
Lezhë 10/20
Dibër 0/15
Durrës 7/22
Tiranë 9/21
Elbasan 8/22
Berat 5/22
Vlorë 7/20
Korçë 0/13
Gjirokastër -1/21
Sarandë 11/21