Veshjet e politikanëve dhe stili i tyre ishin tema e ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ku grimieri i njohur Olti Shulla duhet të vlerësonte me notë disa prej personaliteteve. Pa nisur ende shfaqja e fotove shoqëruese, ai u shpreh se absolutisht notën maksimale e merr kryeministri Rama sepse e ka mjaft të natyrshëm stilin e tij. Shulla tha se kjo kuptohet edhe nga fakti që kreu i shtetit po kopjohet edhe nga personazhe të tjerë të politikës.

Olti Shulla: Në qoftë se do të vendosim notë, i bie që notën maksimale ta marrë kryeministri se duket që e ka të lindur dhe vjen gjithë kohës.

Katerina Trungu: Ashtu ë? Pa i parë fare kë do të marrim parasysh në listë.

Olti Shulla: Po pa diskutim sepse mendoj që kryeministri i bie që është ai etaloni që të gjithë kanë ecur në sajin e tij dhe po ta vësh re, të gjithë deputetët e tjerë që kur kryeministri jonë filloi që të linte një mjekër, filluan të gjithë duke e kopjuar. Jo vetëm personazhet e politikës po e po, gjithë deputetët e vet, të llojit të vet por unë shoh edhe deputetë të opozitës që kanë filluar ta ndjekin.

Grimieri komentoi edhe stilin e bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës që e dallon si mjaft të veçantë, sportiv dhe shumë të guximshëm. Sipas tij, kombinimi i stilit të tyre në evente të ndryshme bën që të spikatin.

Olti Shulla: Zonja Rama është shumë e këndshme, unë e kam njohur vite më përpara në largësi, kuptohet, ka qenë gjithë kohës në sport.

Katerina Trungu: Gjithmonë ka qenë kaq stil apo ka ndikuar edhe bashkëshorti i saj, kryeministri?

Olti Shulla: Unë mund të them që nuk është se ka ndikuar, mund të kenë gjetur njëri-tjetrin dhe ajo ëështë më personazh dhe ne e shohim më të ndryshuar akoma, e evidentojmë më tepër dhe mendojmë që ndoshta ka ndikuar edhe kryeministri në kurimin e vet, por mendoj që jo, ka qenë gjithmonë në stilin e vet, por ka pasur një stil shumë sport gjithë kohës dhe më pëlqen në atë llojin e vet siç është ashtu sepse është ndryshe nga këto bashkëshortet e kryeminstrave të tjerë që ne kemi parë, përveçse kemi parë disa që janë të etiketuara që janë shumë moderne si bashkëshortja sot e Trump.

Katerina Trungu: Që është stil klasik, kurse znj. Rama guxon me ngjyrat, me gjerësinë e veshjeve, me kapelet…

Olti Shulla: Po, guxon dhe guxon shumë, me stilin e flokëve, me pak ngjyra del një lloj trendi totalisht tjetër që mendoj si çift bashkojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një lloj bumi të paparë kur shkojnë në eventet e huaja ndërkombëtare.

Katerina Trungu: Nota?

Olti Shulla: 10./TV KLAN