Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Sot pasdite priten reshje mesatare në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, por lokalisht intensive në Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet e shiut pritet të shoqërohen me shtrëngata, në shumicën e qarqeve, ndërsa në Veri, Verilindje dhe Juglindje të vendit, në lartësitë mbi 800 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve, në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
Sa i përket temperaturave, priten që në zonat malore të shkojnë -1 deri 7°C; në zonat e ulëta 5 deri 14°C; në zonat bregdetare 8 deri 14°C. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10 m/s./ Modeli lajmit i eksportuar nga Zeri.al