Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha nga Parlamenti ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur për hetimet e SPAK për dosjen 21 Janari.

Basha thotë se deri më tani nuk është thirrur nga SPAK, por tha se është në dispozicion të drejtësisë.
“Jo deri në këto momente, jo. Por unë në çdo rast jam dhe mbetem në dispozicion të SPAK. Është çështje detyrimi

Duhet të marrë fund epoka e imuniteti parlamentar, kur mbrohet pas imunitetit dhje për të mos u trajtuar i barabartë para ligjit.

A keni frikë se hetimet ju prekin edhe ju? Frikë kanë dhe duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin”, tha Basha.