Ilir Meta, një një intervistë për Report TV nga burgu, mohon në mënyrë kategorike të ketë pasur ndonjëherë në mend idenë e arratisjes. SPAK e quan krijesë të Edi Ramës dhe thotë se gjërat kanë ndryshuar nga 21 Nëntori i vitit të kaluar kur u gjetën disa telefona të bashkëpunëtorëve të tij të afërt.

Masën ekstreme të burgosjes së tij e quan pakt mes Edi Ramës dhe Altin Dumanit për ti dhënë këtij të fundit një mandat tjetër 9-vjeçar siç e kanë kërkuar. Meta i përgjigjet dhe pyetjeve a ka frikë se në 2025 Partia e Lirisë me atë në burg do të shkojë për “skrap” dhe deklaratës së Kryemadhit se do të bënte krim pasioni për të.

sorosiane.

Problemi është se Edi Rama me vetëdije të plotë duke shkelur Kushtetutën e ligjet po çon për “skrap” çështjen e Detit duke bërë totalisht lojën e interesave greke, pavarësisht nga retorika teatrale që bën herë pas here.

Partia e Lirisë pavarësisht nga dëmet kolosale që ka pësuar që nga akti skandaloz i djegies së 19 mandateve dhe fryma e nepotizmit që mbizotëronte fatkeqësisht edhe në rini, pavarësisht nga marrja peng e disa prej ish-drejtuesve të saj nga SPAK dhe regjimi, do të dalë më e fortë në zgjedhjet e 2025.