Lena Berisha, një nga influenceret më të njohura ka rrëfyer për herë të parë ndarjen nga partneri i saj prej disa vitesh. Në emisionin “Canape” në T7 ajo tregoi sesi kishte shumë pasion për muzikën e aktrimin, por i la të gjitha në momentin që vendosi të ishte bashkë me të.

Lena Berisha: Nuk kishte qejf te isha unë fytyrë publike, donte që e dashura të ishte më familjare, më e shtëpisë, okej, i lashë të gjitha. Aq shumë e doja atë person sa nuk më bënte përshtypje asgjë më.

-Domethënë hoqe dorë nga muzika prej lidhjes?

Lena Berisha: Edhe nga muzika, edhe nga aktrimi, edhe nga influencere.

Lena shprehet se pas 4 vitesh shkëputjeje, nuk kishte më si qëllim të rikthehej në muzikë por vendosi t’i përkushtohej biznesit. Ajo shton se nuk i vjen keq për këtë sepse asokohe mendonte vetëm për djalin që kishte në krah. Megjithatë, sot gjërat kanë ndryshuar pasi ai e tradhtoi ndërsa e dashura aktuale është e famshme.

Lena Berisha: Në atë periudhë nuk mendoja asgjë. Në atë periudhë mendoja si të isha e lumtur, të kisha një njeri krah meje që e bëja shumë të lumtur. Syri s’më ka lëvizur kur kam vendosur të mbyll Instagram-in e t’ia nis nga zero që asokohe ka qenë me rreth 100 mijë ndjekës, kjo është para 6 vjetësh. I kam mbyllur të gjitha dhe asnjë moment s’jam ndier keq pse e kam bërë atë hap. U krye gjithçka, vvazhdoi jeta deri diku bashkë. Ai në fakt paska dashur të jetë e dashura fytyrë publike, por s’ka treguar.

-Ah, të ka penalizuar të jesh ti fytyrë publike por në fakt ka zgjedhur të dashurën tjetër të jetë fyyrë publike? Të ka ardhur keq për këtë?

Lena Berisha: Më vjen shumë keq për atë, jo për vete. Unë s’ndihem hiç keq sepse jam munduar që me çdo lloj kushti të kem qenë perfektja për të, për këtë arsye nuk zgjedh më të jem perfekte, zgjedh të jem rehat.

-Po thua që je tradhtuar në lidhje?

Lena Berisha: Po.