E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ndryshe” ka qenë artistja e njohur Albërie Hadërgjonaj.
Në këtë intervistë ekskluzive ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, karriera dhe projektet që ajo pritet të sjellë së shpejti tani në muajin nëntor.
Albërie Hadërgjonaj është bërë nënë që në moshën 16-vjeçare. Kur u pyet nëse është bërë pishman që është martuar aq e re ajo u përgjigj duke dhënë edhe një këshillë për vajzat:
Unë kam një këshillë për vajzat e reja, martesat e reja asnjëherë nuk janë të mira dhe të shëndetshme. Në kohën time ka qenë gjë tjetër një mentalitet shumë i prapambetur.
Elona e pyeti edhe në lidhje me raportin që ajo ka sot me ish-bashkëshortin e saj.
Neve shumë vite nuk kemi folur sepse e kisha jo urryer por nuk doja ta shikoja me sy sepse isha e mërzitur, tani jemi okej. Ai ka jetën e tij është mirë dhe është i lumtur. Unë jam e lumtur për të.
Pse nuk u martua sërish Albëria?
Me thënë të drejtën kur bën njëherë gabim, të dytë jo. (qesh) Unë jam shumë mirë kështu. Kam arritur të kuptoj se duhet të bësh veten tënde të lumtur dhe askush nuk mund të të jap lumturi nëse ti nuk je e lumtur me veten tënde. Pastaj duke qenë edhe nënë shqiptare e theksoj këtë sepse nënat e huaja janë më tolerante dhe të ftohta.
Pas asaj lidhje a është dashuruar sërish Albëria?
Jo, jeta vazhdon por duke qenë se jam një nënë shumë e përkushtuar. Edhe pse nuk do të doja të isha kaq shumë sepse i kam lodhur. Tani ata janë aq mirë sa secili ka punën e vet dhe kam arritur që ta kem atë statusin si nënë dhe ta kem atë kënaqësinë që t’i shoh vajzat e realizuara në jetë. Kanë një projekt të dyja kanë një vit me përpjekje që çdo gjë të jetë gati. Të dyja janë me zemrën mirë. /TAR