Këngëtari i njohur Stine ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten, Graciela, lidhje e cila është shoqëruar me ulje dhe ngritje, ku çifti janë ndarë shpeshherë, por sërish kanë gjetur rrugën tek njëri-tjetri.
Teksa u pyet nga moderatorja se pse projekti i tiji fundit mban emrin “E treta e vërteta” këngëtari u shpreh se e ka finalizuar tashmë dashurinë e tij.
“E treta e vërteta, është ajo që është. Graciela është e treta nga dashuritë e mëdha që kam pasur”, tha Stine.
Ndër të tjera Stine ka treguar një aksident të bërë disa kohë me Gracielën.
Ai është shprehur se asaj kohe ishin shokë dhe ndërkohë Gracilea ishte duke e ndjekur me makinë fshehur. Në një moment teksa këngëtari ka frenuar para një pusete ajo i ka rënë nga mbrapa.
“Bënte ndjekjet atë kohë si formula uno, më del një puset para dhe frenoj unë vetëm kur më bie nga mbrapa. Thash kush më ra. Dal nga makina shih unë, Graciela. Më fal më tha doja të të ndiqja jo t’i bija makinës,” u shpreh ai.
Mos harrojmë dhe marrëdhënien e Gracielës me motrën e Stines e cila nuk ka qenë aspak e mirë.
Disa vite më parë në një intervistë teksa kanë qenë të ftuar vëlla e motër, Alkida Duka është pyetur se anën e kujt mban Stine kur ndodh një situatë mes saj dhe Gracielës.
Përgjigjen e dha shumë shpejt Alida, duke thënë me siguri: “Ka mbajtur anën time deri tani. Këtë di unë”.
Kjo shoqërohet nga një pauzë e shkurtër, një “ah, të paska gënjyer!”, me shaka, thënë nga moderatorja. Ky moment i videos është hedhur në “Instastory” nga Grazia, bashkëshortja e Stines, e cila ka treguar se tashmë kunata e saj e ka mbushur kupën, duke i renditur publikisht një sërë akuzash të rasteve kur ajo e ka injoruar publikisht si nusen e vëllait.
“Realisht nuk di çfarë të them! I ke gabimet ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publikisht, por gabohesh rëndë! Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur veten tënde,”– shkroi ajo.
Në vazhdim, Grazia ka postuar edhe momente dhe situata nga intervista të mëparshme të Alidës, ku nuk ndihet ndonjë dashamirësi e madhe ndaj saj për “gruan e vëllait”.
Në një intervistë të 2016-ës te “Zonë e Lirë”, me titull “Alida, motra e Stines”, një pjesë e bisedës, postuar përsëri në “Instagram” nga Grazia, vijon kështu: “Po ata dukeshin si të dashur edhe pse janë ndarë. Çudi e madhe”, thotë Arjan Çani referuar kohës kur Roza Lati dhe Stine ishin pjesë e programit “Dance with Me”.
Kësaj, Alida i përgjigjet me “Po normal. Kanë shumë nga njëri-tjetri, kanë qenë 4 vite bashkë.” Arjani vazhdon të pyesë se “me kë është Stine tani” dhe e motra thotë: “Po, është lidhur, ma ka prezantuar”.