Një incident në BBVK po ngjall shqetësim te shikuesit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Besforti duke debatuar me Rezart Veleshnjën. Një deklaratë e tij është ajo që tërheq vëmendjen pasi pranon se ka probleme psiqike dhe mendore. Kjo është e çuditshme sepse stafi i Big Brother bën një vlerësim të imtësishëm të gjendjes mendore, emocionale dhe fizike të banorëve përpara se të lejohet hyrja e tyre.
Besforti madje arrin deri aty sa ta kërcënojë Rezin që mos ta nxjerrë jashtë kontrollit.
Pavarësisht thirrjeve ndaj produksionit për të mos lejuar përshkallëzimin e situatave, sidomos pas ngjarjes me Drenusha Latifin, nuk ka ende asnjë reagim konkret.
Mos u merr me mua, mos më gjuaj me fjalë. Unë kam telashe, kam probleme psiqike dhe mendore. Mos ma sill punën deri aty sa të dal jashtë kontrollit, se edhe në lajme më nxjerrin. Mos e bëj këtë, mos më imito, mos u tall me mua, se mund të bëj diçka që s’bëhet.