Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Niko Peleshi foli edhe rreth kërkesës së përsëritur të opozitës që në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkohet me një qeveri teknike.

Sipas Peleshit, përsa kohë ka institucione funksionale nuk ka kushte për qeveri teknike. Ai i bëri thirrje opozitës që të paraqesë një alternativë më të mirë nëse do të fitojë zgjedhjet.

“Qeveria për qeveri teknikë duke si për të prishur dakordësinë. Nuk ka arsye, shkak. Nuk jemi në kushte destabiliteti.

Ne kemi institucione, kemi një kod të ashpër për krimet zgjedhore, kemi institucionet e reja të drejtësisë. Institucionet po veprojnë. Ne nuk ndërhyjmë në proceset vendimmarrëse.

Duhet të japim llogari përse ka raste të ndëshkimit brenda radhëve të PS, por ky është një lajm i mirë. Deri dje nuk thirrej në prokurori një zyrtar i lartë.

Nuk fitohet me tension e konflikt. Njerëzit nuk duan konflikt. Le të ofrohet opozita me një alternativë më të mirë. Nuk vihet në pushtet me këtë rrugë”, tha Peleshi në emisionin “Çdo kënd” në A2.