Përgatiti: Kastriot Kotoni/
Qysh nga koha kur njerëzit në Ervopën Qendrore dhe Lindore ndienë njëfarësoj, nevojën e
identitetit kombëtar, është me vlerë të konceptojmë edhe shtysën që çoi shqiptarët në Kongresin
e Manastirit. Siç del nga analizat e shumta, identiteti kombëtar mund të mbarështojë ndjesinë e
solidaritetit brenda një bashkësie të caktuar dhe të ulë distancimin e individëve nga veprimet
individuale. Më tepër u jep njerëzve ndjesinë e vazhdimësisë nëpërmjet një ndjenje që e sheh
shoqërinë si një ortakëri ndërmjet “atyre që jetojnë, atyre që kanë vdekur dhe atyre që do të
lindin”. “Nacionalizmi-burimi parësor i entiteteve me kulturë të njëjtë, që janë themeli i jetës dhe
i kulturës së përbashkët”, nuk mund të përfshihet, as në natyrën e gjërave , as në zemrën e
njerëzve, as në parakushtet e jetës shoqërore në përgjithësi, dhe argumenti se ndodh e kundërta
është një falsitet, që doktrina nacionaliste ia ka dalë ta paraqesë si të qenësishëm. Kjo çështje
kyçe përbën një ideal për nacionalizmin e shëndosh të shqiptarëve, sepse e dallon atë nga
nacionalizmat me lloj lloj ngjryrash dhe estremizmash. Nga sa shkruhet në historinë e kombit
shqiptarë, nevoja për një shkollë shqipe ishte një domosdoshmëri e kohës dhe lufta për të ka qenë
e pakrahasueshme me kombet e tjerë. “Klubi i Manastririt”, klubi i parë shqiptar, që u formua aty
nga fundi i korrikut 1908. Nismën për krijimin e tij e morën disa nga atdhetarët e këtij qyteti si
Femi bej Zavalani, Gjergj Qirjazi, Qenan Beu, Ferit bej Ypi, etj. Pas konsultimeve me Çerçiz
Topullin, Emin Ademin e Shahin Kolonjën, vendosën të formonin klubin shqiptar. Konsulli
austo-hungarez në Manastir vinte në dukje se rreth emrit të klubit u bënë konsultime të gjata dhe
më në fund u vendos që ai të emërohej “Bashkimi”. Kryetar i klubit u zgjodh Riza beu dhe
nënkryetar u zgjodh Gjergj Qirjazi, përfaqësues i shoqërisë biblike angleze dhe përkthyes i zyrës
austro-hungareze në Manastir dhe sekretar Naum Naçi. Pozita gjeostrategjike e këtij qyteti me
shumicë të populsisë shqiptare lidhte viset shqiptare të Shqipërisë së Mesme me atë Jugore.
Manastiri me Ferizajn ishin krahina që kishin luftuar më shumë për përmbysjen e absolutizmit
dhe rivendosjen e kushtetutës. Qëllimi dhe detyrat e këtij klubi ishte shpallja ku thuhej: ”ERDHI
ÇASTI I PËRSHTATSHËM PËR HISTORINË TONË, JO ME ARMË E BARUT NË DORË,
POR ME PENDË E ME LETËR”. Ky klub do të ishte Klubi Qendror i të gjitha klubeve
shqiptare që do të themeloheshin. Klubi “Bashkimi” i Manastirit aspironte “Afrimin midis
toskëve dhe gegëve dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri të pandarë”. Përpara thirrjes së
Kongresit të Manastirit më 14-22 nëntor të vitit 1908-të, klubi “Bashkimi” vendosi të krijonte
“shoqërinë botuese ose letrare” e cila do të merrej me ngritjen e shtypshkronjës dhe me nxjerrjen
e gazetës “Bashkimi i Kombit” dhe botimin e librave shqip për nevojat e shkollave. U shquan në
këtë veprimtari kombëtare dy vëllezërit Gjergj e Kristo Qirjazi dhe motra e tyre Parashqevia, të
cilët mbanin korrespondencën me të gjitha klubet, shoqëritë dhe personalitetet më të rëndësishme
të kohës , duke i informuar për punën përgatitore për thirrjen e Kongresit dhe i ftonte të
bashkoheshin : ”se pa ndihmën tuaj dhe të gjithë vëllezërve shqiptarë nuk bëjmë dot kaq punëra
sa dëshirojmë”. Shumë nga emrat e klubeve mbanin emrat e qytetetve siç ishin: Klubi
“Bashkimi” i Tetovës, Klubi “Bashimi” i Kumanovësi i Strugës i Ohrit i Dibrës i Selanikut, i
Shkupit i Bukureshtit dhe “Shoqëia për Lirinë e Shqipërisë” në Vjenë. Anëtarët e “ Komitetit të
Fshehtë për Çlirimin e Shqipërisë, Ja vdekje ja liri” u bënë më vonë edhe anëtarë të Klubit
Qendror “Bashkimi”, i cili mori inisiativën dhe organizoi Kongresin e Manastirit, në të cilën
erdhi deri në krijimin e Alfabetit. Më datën 21 gusht të vitit 1908 Klubi “Bashkimi” i Manastirit
në mbledhjen e kryesisë lëshoi thirrjen për mbajtjen e Kongresit të Alfabetit më 14 nëntor të vitit
1908, në të cilin do të ftoheshin të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, si dhe të huaj e çdo filolog që
interesohej për këtë çështje, për të marrë pjesë në këtë kongres të madh. Një ndihemesë të madhe
dhanë dhe organet e shtypit, veçanërisht revista “Albania” (Bruksel-Londër) e Faik Konicës.
Ndonëse ai në një moment loboi kundër këtij kongresi, sepse sipas tij duhej të kishte njerëz me
njohuritë e duhura në fushën e gjuhësisë. Në një udhëzim të klubit “Bashkimi” të Manastirit
dërguar të gjitha klubeve të trojeve shqiptare, shprehimisht thuhet “Alfabeti unik, provon se
kombi ynë është bërë një si komb… ai,do të na ndihmojë edhe përparimin e vendit në fushën
ekonomike dhe politike”…Në Kongresin e parë të Manastirit morën pjesë 52 delegatë të
shoqërive dhe organeve kombëtare të shumicës të trevave shqiptare dhe të kolonive shqiptare
nga jashtë, shkrimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare si Gjergj Fishta, Mit’at Frashëri, Femi
Zavalani, Sotir Peci, Salahetin Beu, Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Hil Mosi, Luigj Gurakuqi,
Mihal Grameno, Shefqet Frashëri, Sami Pojani, Gigor Cikla, Bajo Topolli, Shahin Kolonja,
Emin Beu, Afëz Ibraim Efendiu etj. Fjalën e hapjes e mbajti Fehmi Zavalani. Nga delegatët që
kishin autorizim për të votuar kryetar u zgjodh Mit’at Frashëri, ndërsa kryetar nderi u zgjodh
shkëlqesia e tij Hivzi Pasha. Komisioni, punën e Alfabetit ia besoi një grupi të përbërë nga 11
anëtarë, të cilët ishin: Gjergj Fishta,(kryetar), Luigj Gurakuqi (nënkryetar), Mit’at Frashëri,
Gjergj Qirjazi, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Taqi Buda, Sotir Peci, Bajo Topolli, Nyzhet Vrioni
dhe Gligor Cikla, të cilët ishin përfaqësues të tre alfabeteve që ishin në fuqi deri në atë kohë. Pas
shumë diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në afabetin latin, shkronjat e të cilit
plotësoheshin në nëntë diagrame ( dh, gj, ll, nj, rr, sh, th,xh, zh) me dy shkronja me shenja
diaktrike( ç, ë). Në përfundim Kongresi vendosi që të lejohej të përdoreshin si Alfabeti i
Stambollit që kishte një përhapje ndër shqiptarët, ashtu edhe ai i alfabetit të ri. Dy alfabetet e
pranuara ndryshonin vetëm në shtatë shkronja. Siç e provoi koha populli përqafoi Alfabetin e
Kongresit të Manastirit, sepse ishte një alfabet homogjen dhe më praktik në përdorim. Më 28
nëntor 1912, u shkrua edhe akti i Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë me alfabetin e Kongresit të
Manastirit, kështu i’u dha fund njëherë e përgjithmonë dilemave të alfabeteve të gjuhës shqipe.
Rëndësia e Kongresit të Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, pati një rëndësi të madhe për
çështjen kombëtare. Sipas të dhënave që jepte konsulli italian i asaj kohe në Manastir çështjet që
trajtoheshin në takimet e fshehta ishin 1-Njohja zyrtare e gjuhës shqipe dhe kombësisë shqiptare,
2-Zhvillimi i kulturës dhe arsimit në viset shqiptare, 3-Qëndrimi ndaj Portës së Lartë dhe mos
besimi ndaj turqve të rinj, si dhe dënimi i ndërhyrejes së shteteve të huaja në punët e brendshme
shqiptare. 4-Shqiptarët të kryenin shërbimin ushtarak në vendet ku shërbimi do të zgjaste 2 deri
në 2.5 vjet. 5-Në viset shqiptare të emërohen nënpunësit shqiptarë etj. Një plan me kërkesa
politike, ekonomike, kulturore prej 18 pikash, iu dha deputetit të Korçës Shahin Kolonja për ta
paraqitur në Parlamentin e Stambollit në emër të shqiptarëve. Kongresi i Manastirit është i pari
kongres shkencor i gjuhës shqipe i mbajtur në trevat shqiptare ndaj dhe ka rëndësi të dorës së
parë, si për nga ana shkencore , por edhe politike, sepse formoi unitetin kombëtar të shqiptarëve,
shprehu para gjithë botës qenien e kombit shqiptar si komb më vete, e shkëputi njëherë e mirë
Shqipërinë nga (Lindja) dhe nga synimet shkombëtarizuese të vendeve të tjera dhe e lidhi njëherë
e përgjithmonë me (Perëndimin), me Evropën, së cilës i përkiste. Diskutimet që u bënë në atë
kongres nga ana e delegatëve ishin mirëfilli shkencore dhe jo politke, siç duan t’i transformojnë
sot disa të astuquajtur “historianë”. Diskutime të atilla që në fillim u përkrah alfabeti i
Stambollit, apo ai i Shoqërisë “Bashkimi”, apo të “Agimit”, apo një alfabet tjetër latin, si dhe
diskutimet për mënyrën e plotësimit të disa shkronjave që i mungonin alfabetit latin ishin çështje
shkencore dhe nuk kishin karakter politik. Shtëpia e Gjergj Qirjazit u kthye në sallën e madhe të
Kongresit të kuvendit mbarëshqiptarë i cili kurorëzoi veprimtarinë kombëtare të brezave
lëvruesish të gjuhës shqipe dhe përpjekjen e njësimit të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar. Kjo
shtëpi është memorja dhe pikëtakimi i shqiptarëve kudo në botë. Prandaj ne sot u jemi
mirënjohës të gjithë atyre që me punën e tyre kontribuan në Alfabetin kombëtar të gjuhës shqipe
në kohët e errëta të sundimit Osman. Vizioni i atyre delegatëve ishte aq i lartë dhe parashikues sa
i parapriu ngjarjeve të kulturës dhe arsimit shqip, por mbi të gjitha Shpalljes së Pavarsisë së
Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Distanca kohore e ridimensionon këtë ngjarje historike, se me
këtë akt të mençur u kryehen shumë fuksione: Së pari: Ishte kurorëzimi i përpjekjeve të
shuamëanëshme, i punës sistematike të zhvilluar në periudhën e Rilindjes Kombëtare, për t’i
dhënë gjuhës sonë një alfabet sa më të përshtatshëm, të saktë e të përbashkët për të gjithë
shqiptarët. Së dyti edhe pse ndihma e faktorit të jashtëm( dokumentet e arkivit të Vjenës) ishte
diçka, por evidentohet edhe loja e agjenturës xhon turke për të përkrahur alfabetin e Stambollit
me Klubin e “Selanikut”, i kryesuar nga Mit’at Frashëri, që kërkonte ta kufizonte lëvizjen
kombëtare në fushën arsimore dhe kulturore dështoi fal faktorit të Klubit “Bashkimi” i Manastirit
i cili u caktua si Klubi Qendror dhe pas pesë muajsh do të lëshonte thirrjen për Kongresin e
Elbasanit. Po në vazhdim të arkivave të Vjenës siç raportonte në Ministrinë e Punëve të
Jashtëme, konsulli A-H në Vlorë, kur bën fjalë “Mbi thirrjen e një Kongresi për njësimin e
alfabetit shqip” mes të tjerash njoftonte për “Intrigat Antishqiptare të Qarqeve Greke”. Së treti
Kongresi i Manastirit mbolli farën e unitetit kombëtarë mbasi i dha fund kaosit që shkaktohej
nga përdorimi i shumë alfabeteve, i dha fund divergjencave mes muslimanëve dhe të krishterëve,
në mes toskëve dhe gegëve; i dha fund ndasive krahinore në mes shqiptarëve. Vetëm fakti i
emrave të pjesmarrëse në atë kongres flet shumë, ku krahas emrave të përmendur më lart, vetëm
duke i përmendur ato përbëjnë përfaqësimine të gjitha trevave shqiptare. Ja disa prej tyre: Dom
Nikoll Kaçori, Refik Bej Toptani, Thoma Avrami, Simon Shyteriqi, Azis Berzhishta, Zejnel
Glina, Dhimitri Mole, Ahil Efthimiu, Parashqevi Qirjazi, Rrok Berisha, Abdyl Ypi, Adham
Shkaba, Leonidha Naçi etj..