Janë acaruar raportet mes Drenushës dhe Rezit, dy banorëve të BBVK pas afrimitetit të tyre që është vërejtur dukshëm që në ditët e para.

Ndonëse ende nuk dihet saktësisht se çfarë krisi në raportin e tyre, Drenusha deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se Rezi nuk po e linte askënd tjetër që të ulet pranë saj.

Mua ma zënë frymën meshkujt si puna jote, krejt ma zini frymën. Shumë e thjeshtë, kaq. Të më zësh frymën mua nuk mundet kurrkush, jam e lirë, e lirë. Me i thënë njeriut, veç mos më prek e po ma zë frymën, unë s’paskam parë kështu. O burrë po ma zë frymën edhe kaq. E ke treguar veten sot saktë kush je. Veç fjalën që e ke thënë para Sarës është turpi më i madh që ekziston. Nuk është hera e parë, disa herë ta kam thënë. Po ma zini frymën ju, unë s’i përqafoj as femrat kështu. I ka thënë Besforti sot diçka në mëngjes, edhe tërë kohën po merret me atë punë, pse i the. Edhe unë kam qenë tërë kohën duke folur me të, duke ndenjur dhe duke qeshur. Veç pse i thashë je duke ma zënë frymën se po më afrohesh shumë afër. S’e lë askënd të ulet afër meje. Lëri njerëzit të ulen, se unë s’jam pronë e askujt.

Por këtë mëngjes, Drenusha ia ka bërë të qartë Rezit raportin e tyre.

Shiko Rezi, unë këtu s’kam ardhur të bëj lidhje, as pëlqime. As nuk më intereson ajo pjesë. Kam ardhur të krijoj shoqëri e të përjetoj eksperiencën më të mirë të jetës sime.