Prej disa kohësh lajmet se Ilnisa dhe Meritoni ndodhen në një krizës qarkullojnë, ndonëse ata i kanë mohuar. Megjithatë, për të marrë një përgjigje më të drejtpërdrejtë, Ilnisa është pyetur për këtë në Wake Up në Top Channel. Asaj iu shfaqën disa foto që nuk gjenden më në Instagram-in e Meritonit si dhe u përmend fakti që s’ndiqen më në Instagram.

-Këto fotot mungojnë në Instagram-in e Meritonit dhe pashë që jeni edhe unfollow me njëri-tjetrin. Kemi ndonjë lajm të ri?

Ilnisa Agolli: Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri.

-Jeni mirë? Jeni të dashuruar?

Ilnisa Agolli: Si çdo çift normal që mundet të…

-Kur ndodh kjo gjëja e kemi parë në shuëm çifte të showbiz-it, fshirja e disa fotove, mendohet që mund të jetë një ndarje.

Ilnisa Agolli: Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.