A delegate looks at an electoral map at the Democratic National Convention in Philadelphia, Pennsylvania. U.S. July 27, 2016. REUTERS/Charles Mostoller

Amerikanët votuan të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Ata do të vendosin nëse zv.presidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.

Sipas analistëve, rezultati përfundimtar ka të ngjarë të përcaktohet nga vota në shtate shtete, që cilësohen fushëbetejë. Sondazhet tregojnë se rivalët gëzojnë një mbështetje pothuajse të barabartë, me rreth 2% dallim nga njeri-tjetri.

Florida është në mesin e 10 shteteve amerikane që votojnë për aksesin ndaj abortit. Votuesit po peshojnë nëse duhet të anulojnë ndalimin e abortit gjashtë-javor që aktualisht është në fuqi këtu dhe të zgjerojnë aksesin deri në pikën e qëndrueshmërisë së fetusit, që është rreth 24 javë të shtatzënisë.