Ministria e Energjisë së Turqisë ka mohuar kategorikisht se infrastruktura turke po përdoret për të dërguar naftë në Izrael.

Porti i Ceyhan, një qytet në bregun jugor të vendit ku ndodhet një port tregtar dhe infrastruktura të rëndësishme energjetike që lejojnë lidhjen e Mesdheut me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin, përfundoi në sytë e kritikëve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Akuzat janë krejtësisht të pabaza. Kompanitë që përdorin terminalin e Ceyhanit kanë respektuar vendimin e Turqisë për të pezulluar marrëdhëniet ekonomike me Izraelin. Nuk ka pasur asnjë dërgesë në shtetin hebre”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Akuzat ndaj qeverisë Erdogan erdhën pasi në maj lideri turk shpalli ndërprejen e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Izraelin. Vetë Erdogan deklaroi javën e kaluar se me sanksionet ndaj shtetit hebre, Turqia ka hequr dorë nga 9.5 miliardë dollarë në tregti.

Akuzat ndaj qeverisë Erdogan erdhën pasi lideri turk shpalli në maj ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Izraelin. Erdogan vetë deklaroi javën e kaluar se, me sanksionet ndaj shtetit hebre, Turqia ka hequr dorë nga 9.5 miliardë dollarë në tregti.