Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim me Valentina Superti-n, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor pranë Komisionit Evropian.

Manja e cilësoi Superti-n si një mike të çmuar të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE.

Në takim u diskutua mbi rolin udhëheqës të Ministrisë së Drejtësisë në realizimin e angazhimeve kyçe për Kapitullin 23 dhe Kriterin Politik në negociata.

Manja e siguroi drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor pranë Komisionit Evropian për përkushtimin dhe kapacitetet e Shqipërisë për të avancuar me sukses procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.