Dalin pamjet nga momenti i arrestimit të Flordian Mulaj, i cili vrau pak ditë më parë 39- vjeçarin Artur Dauti në Tropojë.
Nga pamjet duket se autori ishte fshehur në një banesë të braktisur në bjeshkët e fshatit Markaj.
”Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan.
Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.
33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.
Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njoftoi policia.
Vrau me armë zjarri shokun pas një sherri në lokal, arrestohet autori i dyshuar në Tropojë
Lexo lajmin e plotë: https://t.co/aBIStmJLip pic.twitter.com/02xbXCGc33
— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 24, 2024