Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 26.04.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjykim të procedimit penal nr.09/2023, me të pandehur Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita.

2. Në seancën e datës 08.11.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 77, datë 08.11.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 9/2023 në
ngarkim të pandehurit:

i. Pellumb Kole Gjoka i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
a. “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

b. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

c. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;

d. “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319-25 i K.Penal;

e. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

ii. Behar Muhamet Brajoviq i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

a. “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

b. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

c. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;

d. “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319-25 i K.Penal;

e. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale
dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal. iii. Edmond Luigj Preka i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

a. “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;

b. “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;

c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal.

iv. Astmer Astrit Bilali i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80 28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal.

v. Ardrit Qemal Hasanbegaj i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4,
333/a/2 dhe 334 i K.Penal.

vi. Oltian Dervish Bistri i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 259, 287/1 dhe 295/a/2 i K.Penal.

vii. Xhevahir Halim Lita i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (dy herë), parashikuar nga neni 295/a/3 dhe
319/ç i K.Penal. 3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga
tre gjyqtarë.

4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë/4 të K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen penale të procedimit penal Nr.9/2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës
paraprake.

5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhen edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të paraqitur nga të pandehurit.
6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim. Tiranë, më datë 08.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.