Mevlan Shaba ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ai ka treguar për arsyet se përse mendon që u largua nga ky format si dhe për shumë gjëra të tjera që përfshijnë jetën personale.
Ish-konkurrenti ka folur për videon e ish-partneres Livias dhe se a mendon se kjo gjë e penalizoi.
Ka qenë një gjë e tepruar, një ego për famë, ia arriti qëllimit.
E këtë e ka diskutuar edhe me partneren e tij aktuale, ku thotë se çdo gjë është në rregull.
I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për Livian, ish-banori theksoi:
S’kam për t’i thënë asnjë gjë. Kam familjen time, jetën time.
Mevlani tha se tani është i fokusuar te familja, meqë edhe po pret të bëhet baba.