Kombëtarja shqiptare e futbollit mbyll sot përgatitjet për ndeshjen e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në prag të sfidës kundër Ukrainës që luhet të martën (nesër) në orën 20:45 në “Air Albania”, para medieve dolën trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe kapiteni Ardian Ismajli. Kuqezinjtë vijnë nga barazimi 0-0 kundër Çekisë dy ditë më parë po në Tiranë.
Në Grupin B1 të Ligës së Kombeve nesër luhen ndeshjet e fundit dhe Shqipëria me 7 pikë mban vendin e tretë me pikë të njëjta me Gjeorgjinë (e dyta). Grupin e kryeson Çekia që në Pragë pret gjeorgjianët, ndërsa Ukraina ka katër pikë.
Qendërmbrojtësi Ismajli e vendosi theksin te rëndësia e takimit dhe pikët që duhen për kren e grupit.
“Ismajli: Ndeshja me Ukrainën – E dimë që është e vështirë, varet edhe nga ndeshja Çeki – Gjeorgji. Nesër rrugë tjetër veç fitores nuk ka. Na duhet një barazim nga ndeshja e rivalëve.
Inter apo Juventus – Nuk dua të flas për merkaton, do e shihni çfarë do bëhet në janar. Këtu jam për Kombëtaren.
Kundër Dovbyk të Romës – Nuk ka rival të lehtë, ai ka kualitet. Kemi analizuar çdo gjë dhe bëjmë më të mirën”.