Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Mjegull/mjegullinë shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me derjtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/16 Diell
Kukës 1/9 Diell
Lezhë 7/16 Diell
Dibër -1/9 Diell
Durrës 6/20 Diell pak re
Tiranë 7/20 Diell pak re
Elbasan 6/18 Diell
Berat 5/20 Diell
Vlorë 9/18 Diell pak re
Korçë -2/7 Diell pak re
Gjirokastër 6/20 Diell pak re
Sarandë 8/20 Diell pak re